Refuzoi Taren, mesfushori i Shqipërisë zbulon ekipin e sezonit të ri

16 Korrik 2019
10:55
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori Ledian Memushaj ka refuzuar interesin e Salernintanës së Igli Tares dhe do të vazhdojë me Pescarën. Lojtari i kombëtares shqiptare e ka bërë të ditur diçka të tillë në një intervistë për "Corriere dello Sport". Vlonjati flet si lider duke treguar objektivat e sezonit të ri dhe shpreson që skuadra mund të tentojë ngjitjen në Seria A. 

“Dua të kontribuoj më shumë vitin tjetër, sidomos në aspektin e golave. Kemi përpara vetes një sezon shumë të rëndësishëm, i cili për mendimin tim do të jetë ndër edicionet më të luftuar të Serie B. Ka skuadra të forta si Empoli që vjen nga Serie A dhe ekipe të tjera që po organizohen mirë për të tentuar ngjitjen.

“Pescara do vazhdojë të ruajë identitetin e vet si skuadër. Jemi një klub me mbështetje të madhe, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Si fillim të garantojmë mbijetesën më pas të shohim se çfarë mund të bëjmë. Do ishte ideale ta fillonim si sezonin e kaluar. Kemi një trajner të ri si Luciano Zauri, por ai do ketë ndihëm e të gjithë ne lojtarëve. Është një person që ka shumë eksperiencë dhe e di si funksionojnë gjërat në futboll”, – tha Memushaj. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit