Refuzoi tifozen dhe injoroi të fejuarën; Anglia “masakron” De Gea (video)

15 Maj 2019
14:47
Alfred Lleshi
back button

Këto pamje janë siguruar ekskluzivisht nga “Daily Star”, version online, ku Edurne Garcia pret partnerin e saj, portierin spanjoll të Manchester United, ndërsa ai po largohet nga stadiumi. Ajo kishte folur më parë me tifozet mikpritëse (dy-tri vajza të reja), të cilat kërkuan që t’i thotë De Gea-s për t’iu nënshkruar një dhuratë.

Sidoqoftë, në këtë “klip”, De Gea duket teksa ec përpara tifozeve dhe Edurne fare i painteresuar. E fejuara duket e pafat në misionin që kishte marrë përsipër, sepse njeriu i jetës e refuzoi (injoroi, në fakt) në këtë rast. Prezantuesja televizive spanjolle shihet edhe teksa kthehet drejt tifozëve, me krahët e saj pezull (në ajër), duke thënë se nuk mundi ta bindë partnerin për “autografin” e kërkuar.

Duke përshkruar ngjarjen, një dëshmitar, i cili kërkoi të qëndronte anonim, i tha “Daily Star”: "Tifozja i dorëzon një dhuratë Edurne për t'ia dhënë Davidit dhe ajo i kërkoi partnerit të shkonte aty. De Gea doli jashtë stadiumit dhe niset për aty, Edurne i kërkon që të ndalet. Ai kalon pa u ndalur dhe nënshkruar dhuratën e tifozes, duke e lënë të fejuarën me “gisht në gojë”. Unë nuk e di se çfarë i kishte ndodhur në dhomën e zhveshjes, por futbollistët duhet të ndalen për tifozët, veçanërisht pas këtij sezoni zhgënjyes".

Kjo video u regjistrua pas humbjes 2-0 të “Djajve të Kuq” në fushën e Cardiff City. De Gea ka qenë jashtë formës në javët e fundit dhe është ballafaquar me mjaft kritika të tifozëve. Zërat e merkatos e shohin larg Manchester United, kësaj vere. Kjo video ka të ngjarë t’i ftohë edhe më shumë fansat e skuadrës nga “Old Trafford” me të. “Daily Star” ka kontaktuar përfaqësuesit e Manchester United dhe De Gea për të marrë një reagim lidhur me këtë rast, por deri tani nuk ka pasur të tillë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit