Refuzon PSG dhe United, nënshkruan me “Zonjën” deri në 2023-in

6 Dhjetor 2018
22:31
Denis Hakanaj
back button

Alex Sandro ka vendosur të rinovojë kontratën me Juventus-in. Pas negociatave të zgjatura, mbrojtësi brazilian i krahut dhe drejtori sportiv i bardhezinjve, Paratici, kanë arritur marrëveshjen.

Sipas "Sky Sport", lojtari ka rinovuar deri në qershorin e 2023-it me kampionët në fuqi të Italisë. Kështu, Alex San dro ka zgjedhur të refuzojë PSG-në dhe Manchester United dhe t'i thotë po "Zonjës së Vjetër".

Ish-lojtari i Porto-s është transferuar në Torino në 2015-ën dhe kontrata e tij aktuale skadon në 2020-ën.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit