Refuzon të vendosë medaljen pasi rivali i vonohet në trafik, e fiton më vonë në duel

10 Qershor 2022
11:10
Telesport
back button

Fitoi sfidën në tavolinë, pasi rivali i tij nuk paraqitet në kohë në ring, pasi kishte mbetur i bllokuar në trafik. Gjithsesi, pas ceremonisë, në momentin kur sfidanti ka hyrë në pallatin e sportit, 10-vjeçari Eduardo Ferrari ka dorëzuar medaljen që pat fituar pa dueluar.

Më pas, dy sportistët e vegjël ngjiten në ring dhe duelojnë, sfidë të cilën Ferrari e fiton dhe vendos sërish medaljen në qafë, por këtë herë të merituar plotësisht. Ngjarja ndodhi në Jesolo (Venezia-Itali), në duelin e kampionatit të kickboxing, për moshën deri 12-vjeç.

Një shembull i mrekullueshëm i “fair play”, që karakterizoi këta fëmijë”, u shprehën të gjithë, ndërsa vetë djaloshi 10-vjeçar tha: “Nuk kisha shumë kënaqësi të vendosja medaljen pa fituar, ndaj zgjodha të dueloja. Kështu triumfi ka më shumë vlera”, tha Edoardo Ferrari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit