Nuk ka përmbysje nga Skënderbeu, Gjoka rikthehet në finale pas 3 vitesh (VIDEO)

8 Maj 2019
17:30
Anton Cicani
back button

Ernest Gjoka dhe Kukësi kanë shansin që të fitojnë sërish Kupën e Shqipërisë, pasi në gjysmëfinale kanë kaluar pengesën Skënderbeu, duke i mundur në të dy ndeshjet (2-1 në Kamëz dhe 3-1 në Korçë). 

Për skuadrën e Shehit, një dështim ky sezon, ndërsa tani Europa mbetet vetëm e arritshme nga kampionati, edhe pse kanë mbetur katër javë. Ishte goli i Reginaldos që në fillim ai që i prishi planet bardhekuqve, të cilët kishin nevojë më pas për një mrekulli. E pafat skuadra e Shehit, që humbi si Muzakën, ashtu edhe Otto John.

Ndeshja – Kukësi ka zhbllokuar sfidën në Korçë ndaj Skënderbeut, me anë të Reginaldos, që ka realizuar duke devijuar me kokë në zemër të zonës së rreptësisë.  Miqtë kanë dyfishuar rezultatin tri minuta para fundit të pjesës së parë falë një autogoli të Abazit dhe kanë "hipotekuar" finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi sfida e parë përfundoi 2-1 për Kukësin.

Skënderbeu ka shkurtuar menjëherë shifrat në 1-2, teksa pas pushimit, Bregu ka realizuar, duke goditur më pas topin nga inati. Por, Valdet Rama ka shuar çdo shpresë duke realizuar edhe golin e tretë për verilindorët, falë një kundërsulmi vrasës.

E mërkurë, 8 maj 2019, ora 17:00

SKËNDERBEU-KUKËSI  1-3 (1-2)
Goli: Bregu 46' /Rexhinaldo 19′, Abazi 42', Rama 57'

SKËNDERBEU: Dajsinani, Dita, Radas, Pëllumbi, Abazi, Taipi, Sibo, Bregu, Oto Xhon (Pervan 11′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

KUKËSI: Frashëri, Ethemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Uilliam, Musolli, Rroca, Rama, Rexhinaldo, Shkurtaj (Dzaria 74'). Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Rexhinaldo 14’

Lajme të tjera

Lajmet e fundit