Reginaldo tregon arsyet e largimit, firmos kontratën e jetës

8 Korrik 2019
15:03
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Arthur Reginaldo la një gropë të madhe te skuadra e Kukësit. U mendua se mozambikasi do të vazhdonte me ekipin verilindor, por në fund gjuha e përbashkët nuk u gjet. 

Afrikani u largua drejt Kazakistanit atje ku do të nënshkruajë me Shakhter Karagandy. Marrëveshje e mirë dhe një kontratë milionere. Sulmuesi foli në lidhje me eksperiencën e tij në Shqipëri. 

"Kur arrin të bësh ato që kam bërë unë, ka gjithmonë klube të interesuara. Vendosa të largohem nga Shqipëria pasi e fitova atë që desha. Kam nënshkruar për një klub të ri. Jam i lumtur, pasi kam nënshkruar kontratën e karrierës dhe të jetës time.

“Faleminderit klubit tim në Shqipëri për besimin. Kukësi donte të vazhdoja, por futbolli është një karrierë. Preferova t’i jap fund karrierës në Shqipëri dhe i falënderoj të gjithë ata që më mbështetën”, – u shpreh Reginaldo. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit