Reja akuzon mediat që hapin çështje, por atë e hap… përkthyesi me gafën e tij! (VIDEO)

13 Nëntor 2019
14:40
back button

Të mësosh italisht nuk është detyrim, sepse jemi shqiptarë dhe kemi lindur në Shqipëri, por të mos jesh i vëmendshëm për të përkthyer në italisht trajnerin e kombëtares, Edoardo Reja, duke futur fjalë që nuk i ka thënë, këtu po që ndryshon situata…

Dhe, trajneri me të drejtë tha se mediat krijojnë shpesh lajme dhe çështje, por ndoshta askush nuk i thotë se përkthyesi i tij përkrah në konferencë, jo vetëm që “ia fut” sipas qejfit, por shton edhe një fjalë të tipit “ftesë për Grezdën”, duke i dhënë gojë futbollistit që të reagojë në rrjetet sociale për diçk që nuk ekziston!

Edoardo Reja nuk tha kurrë që “i kam dërguar ftesë Grezdës dhe nuk pranoi!”. Por, tha vetëm kaq: “Më vjen keq edhe për Grezdën, por ai nuk pranoi situata të caktuara dhe i thashë “ik në shtëpi, nuk kam se çfarë të bëj”. Kaq! Pak dhe saktë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit