Reja e nis me ndryshime, konfirmohet risia e parë e Shqipërisë

18 Maj 2019
10:20
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Edi Reja do të nisë aventurën e tij me Shqipërinë në ndeshjen ndaj Islandës në ishull më 8 qershor dhe në sfidën ndaj Moldavisë 3 ditë më vonë në vendin tonë. Numri një i stolit së bashku me stafin e tij kanë nisur punën dhe kanë vëzhguar të gjithë futbollistët. 

Emri i ri që do të afrojë tekniku italian dhe që u la në hije nga Christian Panucci është ai i Kastriot Dermakut. Qendërmbrojtësi i Cosenzas është ndjekur me vëmendje nga tekniku 73-vjeçar dhe stafi i tij në fundin e sezonit dhe ka bindur. Ai do të meritojë ftesën për të veshur fanellën kuqezi. Dermaku nuk u ftua nga Panucci në ndeshjen ndaj Turqisë dhe Andorrës. 

Shtatlarti do të largohet nga Cosenza dhe Seria B në fund të sezonit dhe me shumë mundësi do të kapërcejë drejt elitës së futbollit italian. Torino, Bologna dhe Parma kanë shfaqur interes për shërbimet e tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit