Reja justifikohet dhe kritikon sulmuesit: Na mohuan penallti, por po humbasim shumë raste…

14 Tetor 2020
20:10
Telesport
back button

Edi Reja, trajneri i Shqipërisë, pas ndeshjes së barazuar ndaj Lituanisë, ka folur për RTSH duke u ndalur te komenti i ndeshjes dhe duke i vënë edhe fajin arbitrit që nuk akordoi një 11-të metërsh: “Ishte prekje dorë e pastër, pengoi topin! Na u mohua një penallti që mund të ndryshonte ndeshjen. Patëm disa raste të mira për të zhbllokuar sfidën dhe nuk e bëmë dot. Nëse nuk shënon dot me kaq raste, atëherë ndeshja mbyllet barazim”.

“Provova dhjetë lojtarë të rinj dhe disa i fituam. Do t’i rivlerësoj në të ardhmen. Sigurisht që këto ndeshje duhen fituar, ashtu si ndaj Kazakistanit, ku krijuam shumë raste për gol. Ne krijojmër por nuk finalizojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit