Reja: Nuk kemi bërë asgjë, ajo që ndodhi në pjesën e dytë s’duhet të përsëritet

10 Shtator 2019
23:14
back button

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka komentuar fitoren 4-2 të marrë mbrëmjen e sotme kundër Islandës në Elbasan. Në intervistën e dhënë për Supersport, italiani ka thënë:

“Ishtë një fitore e rëndësishme. Edhe në ndeshjen atje nuk meritonim të humbnim kundër Islandës, por kemi patur vështirësi për të gjetur golin. Lojtarë që kemi tani kanë nuhatje për golin. Kemi një mesfushë shumë teknike me Gjasula, Memushaj dhe Bare”.

“Vendi i dytë? Kjo fitore na ndihmon shumë, por ajo që ndodhi në fillimin e pjesës së dytë nuk duhet të përsëritet më, nuk mund të shpërqendrohemi. Fati nuk mund të na ndihmojë gjithmonë”.

“Kontrata ime? Unë nuk kam probleme me kontratën. Nëse arrijmë rezultate dhe gjejmë një marrëveshje, mirë. Përndryshe nuk e kam problem të kthehem në shtëpi”.

“Gjithsesi, këto rezultate të japin kënaqësi. Nëse përmirësojmë lojën, mund të marrim kënaqësi të tjera. Për momentin nuk kemi bërë asgjë,  kemi marrë një fitore të mirë, por kemi dy ndeshje në transfertë, kundër Turqisë dhe Moldavisë, dhe duhet të marrim maksimumin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit