Reja zbulon “blerjen” e madhe të Shqipërisë, nisin lëvizjet e para!

10 Dhjetor 2019
10:17
back button

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja, ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Pressing” në ABC News. Numri një i stolit kuqezi foli për shumë tema, ndërsa zbuloi edhe një “përforcim” të mundshëm në të ardhmen.

Bëhet fjalë pikërisht për Peter Olayinka. Reja u shpreh se ka qenë në Pragë për ta vëzhguar në një ndeshje të Slavias. Sulmuesi është grumbulluar një herë nga Kombëtarja e vendlindjes së tij, Nigeria, ku ka luajtur vetëm në një ndeshje miqësore.

Olayinka ende nuk ka debutuar në një ndeshje zyrtare me Nigerinë dhe nuk përjashtohet mundësia që ish-lojtari i Skënderbeut të veshë fanellën kuqezi, pasi në të kaluarën ai nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur për Kombëtaren tonë.

24-vjeçari ka spikatur jo pak me Slavian e Pragës, ku përveçse në kampionatin çek, ka mahnitur edhe në Champions League, teksa zhvilloi një sfidë fantastike ndaj Interit në “San Siro” si dhe ndaj Barcelonës në Pragë. Padyshim do të ishte një përforcim i madh për Shqipërinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit