REKORD: 16 vjeç e 1 ditë, Shkëndija kopjon Dortmundin; Adoleshenti gjen golin në debutim!

22 Nëntor 2020
14:13
Eraldo Harlicaj
back button

Dortmundi aktivizoi në fitoren e djeshme ndaj Hertha Berlinit me rezultatin 2-5. Rekord ishte aktivizimi i sulmuesit Youssoufa Moukoko në moshën 16-vjeçare dhe 1 ditë.

Shkëndija e Tetovës aktivizoi ditën e sotme në ndeshjen e sotme kundër Shkupit adoleshentin Dashamir Elezi. Sulmuesi i krahut është 16 vjeç dhe 1 ditë, ashtu si Moukoko i Dortmundit.

Elezi ka gjetur golin e tij në debutim kundër Shkupit. Ai u aktivizua nga minuta e parë me rregullin e Federatës Maqedonase të Futbollit se një lojtar nën 21 vjeç duhet të luajë minimalisht 45 minuta nga fillimi i lojës. Elezi e çoi Shkëndijën në avantazhin e një goli në pjesën e parë,por Shkupi barazoi në pjesën e dytë për 1-1. Goli i miqve u shënua nga Ademi për 1-1.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit