REKORD ABSOLUT! Skuadra bullgare vendos “diktaturën” më të madhe duke thyer edhe legjendën CSKA Sofje

4 Maj 2021
22:21
Telesport
back button

Në Bullgari hegjemonia e Ludogorets vazhdon dhe këtë mbrëmje, pas fitores 3-1 ndaj Baroe, pasi skuadra e qytezës së vogël Razgard festoi titullin e dhjetë radhazi.

Një varg suksesesh që asnjë klub në vendin Lindor, madje as superfuqitë historike të kryeqytetit Sofje, nuk kishin arritur të arrinin në historinë e ligës bullgare.

Ekipi i Razgard anulon kështu një rekord që kishte zgjatur për gati gjysmë shekulli: atë të CSKA Sofjes e aftë për të fituar nëntë tituj radhazi nga 1954 në 1962.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit