REKORD HISTORIK NË PREMIER | Benfica i tha “po” Chelsea-t, thyen rekordin e Grealish te Man City. River Plate fiton mbi 30 mln euro gjithashtu…

30 Janar 2023
18:42
Telesport
back button

Chelsea ka arritur qe te binde Benfican nje dite para fundit te merkatos dhe duket tashme se futbollisti me i shtrenjte i blere ne historine e Premier League do te quhet Enzo Fernandez

Sipas gazetarit te njohur Graeme Bailey te TeamTalk dhe 90minutes, “Chelsea ka rënë dakord për një marrëveshje prej 115 milionë sterlinash me Benfica-n për të nënshkruar me Enzo Fernandez. Blutë do të paguajnë më shumë se klauzola e tij e lirimit prej 105 milionë sterlina (ora 120 mln euro), në mënyrë që Benfica të pranojë pagesën me këste…”

Chelsea do te paguaje me shume sepse operacioni do te behet me gjashte keste duke nisur nga 25 mln euro. Keshtu, per nje periudhe kohore prej 6 vitesh do te behet pagesa e kampionit te Botes ne Londer. Kjo do te thote se kontrata e tij te Chelsea do te jete rreth 6 deri ne 8 vjet duke pare se si veproi edhe Mudryk nga Shakhtar Donetsku.

Per Enzo Fernandez gjithashtu pritet nje rroge e barabarte me 8 mln euro neto ne sezon per vitet ne vazhdim dhe me rritje te vazhdueshme. Benfica kujtojme qe e bleu vetem 14 mln euro nga River duke i lenee dhe 30% te kartonit ne rast rishitje.

Me kete investim te Chelsea, pra, River Plate tani ferkon duart sepse nga ky operacion do te fitoje nje shume te barabarte me thuajse 35 mln euro pasi lojtari eshte shitur rreth 110 mln euro me shume nga cmimi nga i cili u shit te Benfica. Enzo Fernandez do te kaloje keshtu blerjen rekord te Manchester City me Grealish…

Manchester City pagoi 100 sterlina për të nënshkruar me Grealish nga Aston Villa. Blerja rekord e Chelseat është Romelu Lukau, i cili u bashkua nga Inter per 97.5 milionë sterlina. Lukaku u huazua te Interi verën e kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit