Rekord i ri në maratonë, atletët i afrohen ndjeshëm limitit të 2-orëshit

8 Tetor 2023
19:12
Telesport
back button

Atleti kenian Kelvin Kiptum vendosi sot rekord të ri në garën e maratonës, duke garuar në 2h00’35”, në Chicago (Amerikë). Ai përmirësoi me 34 sekonda kohën e mëparshme, 2h01’09”, që ishte vendosur këtë verë nga patrioti i tij Leiud Kipchoge.

Kjo ishte gara e tretë në këtë disiplinë për Kiptum dhe tregoi se do të jetë idhulli i ri i maratonës. Një kohë e jashtëzakonshme e atletit 23-vjecar afrikan, që e mbyll në mënyrë të shkëlqyer sezonin e atletikës.

Një djalosh që pritet të zbresë nën kohën e 2 orëve në vitin e ardhshëm, duke parë rikuperimin e madh që bëri në garën e Chicago. Duket se atletet e gjeneratës së re si dhe metodologjia e re e stërvitjes së tij po japin frutet e duhura.

Për femra, maratona e Chicago u fitua nga atletja holandeze Sifan Hassan, e cila dha kohën 2h13’44”, që është rekord europian i kësaj disipline.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit