REKORD | Ky djalosh sapo u shit me shifra të çmendura nga futbolli shqiptar. Komunikata zyrtare dhe detajet

23 Janar 2023
21:24
Telesport
back button

Partizani ka zyrtarizuar shitjen e futbollistit me te mire te kampionatit shqiptar dhe yllit te ekipit, Xhuliano Skuka. Pas ofertave te refuzuara nga Italia me Verona qe beri dy here propozime por qe nuk binden Partizanin, ka ardhur oferta e Metz ne France.

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e së hënës dhe më pas firmosi një kontratë për 3 vite e gjysmë. Supersport mëson ekskluzivisht detajet e kontratës, me Skukën i cili bëhet transferimi më i shtrenjtë nga kampionati shqiptar.

Partizani do të përfitojë plot 1.4 milionë euro bashke me bonuse, duke arritur një transferim rekord! Paga e lojtarit do të ketë një progres në rritje: sezonin e parë do të përfitojë 330 mijë euro, në vitin e fundit 420 mijë euro. Partizani mban edhe 20% te rishitjes se ardhshme/

Komunikata – “Klubi i futbollit Partizani njofton sot arritjen e marrëveshjes me FC Metz për transferimin e Xhuliano Skukës në kampionatin francez të futbollit. FC Metz është një prej klubeve me traditë në futbollin transalpin duke fituar dy trofe të Kupës së Francës dhe dy Kupa të Ligës.

Transferimi i sulmuesit 24 vjeçar është arritur për një shifër rekord jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe në rajon. Xhuliano Skuka bëhet i pari lojtar shqiptar që largohet nga Kategoria Superiore për të vijuar karrierën në Evropën Perëndimore me një akord të tillë…

Partizani ruan të drejtën edhe të 20% të kartonit të lojtarit në transferimin e ardhshëm, ndërkohë që është përkujdesur që edhe kontrata e lojtarit të jetë në kushtet më optimale të mundshme.

Pëgjatë një viti me të kuqtë, Skuka ishte shëmbull si brenda edhe jashtë fushës së blertë. Me punën dhe dedikimin e tij ai realizoi gola deçizivë dhe performanca shumë pozitive, duke u kthyer në një prej idhujve të tifozerisë së kuqe dhe duke arritur njëkohësisht të jetë pjesë e ekipit tonë Kombëtar.

Klubi dëshiron të falënderojë Xhuliano Skukën për kontributin dhe emocionet që na dhuroi me fanellën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re. Xhulio njëri prej nesh…”…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit