REKORD NEGATIV: 42 minuta lojë e luajtur, Ajaxi tërbohet me Getafen

20 Shkurt 2020
22:25
Eraldo Harlicaj
back button

Ajaxi humbi me rezultatin 1-0 në Spanjë ndaj Getafes, por loja ishte skandaloze. Spanjollët pas shënimit të golit dhuruan një shfaqje të shëmtuar duke simuluar, vonuar lojë. Holandezët u ankuan, ndërsa kulmi u arrit me Rayan Babel që imitoi lojtarin spanjoll. 

Ai filloi të tallej me futbollistin vendas dhe nuk kishte faj, pasi statistikat e tregojnë qartë makthin e përjetuar nga “Harkëtarët”. Në fushë janë luajtur ve tëm 42 minuta dhe 36 sekonda futboll aktiv. Pjesën tjetër, topi ka qenë jashtë, ose lojtarët e Getafes të shtrirë në fushë. Kjo është ndeshja e dytë më e vogël në historinë e Europa Leagues për futbollin e luajtur.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit