Rekord pas rekordi, Cristiano Ronaldo pushton edhe Google në Itali

12 Dhjetor 2018
12:40
Alfred Lleshi
back button

Jo vetëm në Seria A dhe në Ligën e Kampionëve, Cristiano Ronaldo dominon edhe në sfera të tjera të jetës publike botërore. Ylli portugez i Juventusit, gjithashtu, dominoi në motorin e kërkimit Google, për vitin 2018.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është bërë “karakteri” më i kërkuar sportiv në Itali, në Google, pas transferimit të tij te Juventusi. Ronaldo, gjithashtu, renditet i treti në mesin e fjalëve më të kërkuara në fqinjin tonë të përtej Adriatikut, ku e para është Kupa e Botës, e zhvilluar në Rusi verën e këtij viti.

Fjala “Mondiali” është në fakt më e kërkuari në Itali, më 2018, në Google. Mes personazheve, për fat të keq, është edhe emri i Davide Astorit, i cili zë vendin e 5-të. Tragjedia e tij jo vetëm që tronditi botën e futbollit, por të gjithë Italinë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit