“Rekordet nuk kanë rëndësi nëse nuk fitojmë titullin”

14 Janar 2020
10:58
Telesport
back button

Liverpool po ecën me ritme të jashtëzakonshme këtë sezon në Premier League, në kuotën e 61 pikëve, 14 më shumë se Manchester City në vendin e dytë. Për pasojë, “reds” duken të sigurtë si kampionët e rinj të Premier League.

Gjithsesi, mbrojtësi Andrew Robertson, ka kërkuar të ulë euforinë e skuadrës, duke thënë se vetëm kur të ngrenë titullin do të besojë te triumfi. “Rekordet që vendosim tani nuk kanë rëndësi në rast se nuk fitojmë titullin në fund të sezonit”, u shpreh Robertson.

Na duhet patjetër të fitojmë titullin që t’i bëjmë rekordet të kenë vlerë. Premier League është një turne i vështirë, pasi çdo ndeshje është e tillë. Sa më shumë fiton aq më shumë rivalët duan të të mundin, ndaj asgjë nuk është e mbyllur. Festohet vetëm në maj”, tha Robertson.

Mbrojtësi Andrew Robertson

Lajme të tjera

Lajmet e fundit