“Rekordi 30-0 është i mjaftueshëm, dueli i fundit në Moskë”

13 Shtator 2019
10:46
Telesport
back button

Abdulmanap Nurmagomedov, babai i kampionit të botës në artet marciale mikse, Khabib Nurmagomedov, ka qenë për herë të parë i pranishëm si trajner në një ndeshje të djalit të tij. Ai asistoi në eventin UFC-242, që u zhvillua një javë më parë në Abu Dhabi. Duel ku Khabib mundi me “submission” në raundin e tretë Dustin Poirier, duke mbrojtur titullin kampion të peshës së lehtë. Ky ishte suksesi nr.28 i rusit në kafaz, ku ende nuk ka asnjë humbje.

Duke folur për të ardhmen e djalit të tij, rivalit të radhës, Abdulmanap ka hedhur idenë e tërheqjes nga sporti të Khabib. Madje duke dhënë edhe një afat. “Për Khabib, rekordi 30-0 është i mjaftueshëm. Kjo është këshilla ime”, tha babai i Khabib për agjencinë e lajme “TASS”. “Ne duam që duelin e fundit ai ta zhvillojë në Moskë, ku do të mbrojë titullin kampion. Këtu UFC ka zhvilluar dikur një event”, tha Abdulmanap Nurmagomedov.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit