Rekordi i veçantë, ylli spanjoll ka shënuar me 6 skuadra të ndryshme në La Liga

18 Gusht 2019
15:27
Denis Hakanaj
back button

Roberto Soldado ka vendosur një rekord të rëndësishëm. 

Sulmuesi i Granada-s ka qenë një nga protagonistët e barazimit spektakolar 4-4 kundër Villareal-it në javën e parë të La Liga-s 2019/20. 

Spanjolli është bërë futbollisti i parë që ka shënuar me gjashtë skuadra të ndryshme në kampionatin spanjoll. 

Ky është totali i golave të tij: 59 me Valencia-n, 29 me Getafe-n, 11 me Osasuna-n, 9 me Villarreal-in, 2 me Real Madrid-in dhe një, ai i shënuar të shtunën, me fanellën e Granada-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit