REKORDI ITALIAN: Fiorentina arrin finalen e Conference, ashtu si Inter dhe Roma në dy kompeticionet e tjera! (VIDEO)

18 Maj 2023
23:49
Telesport
back button

Conference League ka mberritur gjithashtu ne aktin final pasi sonte u percaktuar finalistët. West Ham United siguron biletën për në finalen e Conference League, që do të zhvillohet në kryeqytetin e Çekisë, Pragë. Skuadra angleze, e cila e kishte fituar 2-1 sfidën e parë të zhvilluar në Londër, fitoi 0-1 në fushën e Alkmaarit, me gol të Fornals në minutë e katër shtesë.

Sakaq, kundershtari do te jete ekipi italian, Fiorentina. Fiorentina e mbyll në epërsinë e një goli pjesën e parë të ndeshjes së kthimit me Baselin në gjysmëfinale të Conference League, duke barazuar rezultatit e përgjithshëm në 2-2.

Në minutë ne 35-të, në zhvillimet e një goditjeje këndi, ekzekutuar nga Biraghi, Gonzalez, i pambuluar në zonës, realizon lehtësisht me kokë, 0-1. Një gabim i pafalshëm i futbollistëve të Fiorentinës në minutën e 55-të i kushton shtrenjtë skuadrës vjollcë.

GOLI I BARAK – VIDEO

Amdouni përfiton nga rrëshqitja e kundërshtarit dhe në pozicion të prirët bën më të mirën, 1-1. Tjetër gabim i mbrojtjes së Baselit, që i jep mundësinë Gonzalezit të realizojë golin e dytë personal, duke kthyer epërsinë për Fiorentinën. Golin e kualifikimit Fiorentina e realizoi në minutën ne 129-të (ndeshja u ndërpre për më shumë se 10 minuta në kohën shtesë) me Barak, duke shmangur kështu ruletën e penalltive.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit