REKORDI: Muri Alisson-Van Dijk, Liverpooli në qiellin e shtatë

19 Janar 2020
19:46
Eraldo Harlicaj
back button

Liverpooli fitoi 2-0 ndaj Manchester United duke mbyllur një tjetër ndeshje pa pësuar gol. Ekipi i “Redsave” ka një prapavijë solide me Alisson Becker që është një ndër portierët më të mirë në botë dhe Virgil Van Dijk që është kategori tjetër, padyshim më i miri momentalisht. 

Kryesuesit e Premier Leagues nuk kanë pësuar gol në 7 ndeshjet e fundit të kampionatit anglez. Statistika të jashtëzakonshme dhe janë skuadra e parë gjatë një dekade që e bën diçka të tillë. Ecuria më e mirë është e Man.United me 14 ndeshje pa pësuar nëntori i 2008 deri në shkurtin e 2009. Rekordet janë bërë për t’u thyer, rrugë e gjatë, por ku i dihet 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit