Rekordi negativ i Manchester United, asnjëherë kaq keq në 48 vitet e fundit!

15 Dhjetor 2019
16:07
back button

Manchester United ka prekur rekordin më negativ të 48 viteve të fundit ditën e sotme. Autogoli i Lindelof në sfidën ndaj Everton e çoi në 12 numrin e ndeshjeve që “Djajtë e Kuq” nuk e ruajnë dot portën të paprekur.

Një ecuri e tillë ishte regjistruar për herë të fundit pikërisht në vitin 1971, ku në atë kohë, Manchester United pësoi të paktën një gol çdo ndeshje nga muaji prill, deri në muajin gusht. Edhe pse shpenzuan shumë para në verë për të sjellë Maguire dhe Wan-Bissaka, problemet në mbrojtjen e “Djajve” nuk janë zgjidhur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit