Renault u kërkon fansave ndihmë për makinën e vitit 2019

23 Janar 2019
17:41
Telesport
back button

Makina Renault që do të marrë pjesë në Botërorin 2019 të Formula do të prezantohet pas 3 javësh, më 12 shkurt. Lajmin e konfirmoi skuadra franceze përmes një postimi në “Twitter”. Gjithsesi, bashkë me lajmin, drejtuesit e Renault kanë propozuar edhe një ftesë mjaft të veçantë për fansat e Formula 1.

Ata janë ftuar që të dizenjojnë pjesën e jashtme të makinës, që këtë vit do të pilotohet nga Daniel Ricciardo dhe Niko Hulkenberg. “Si mendoni se duhet të jetë makina jonë e re për vitin 2019. Përdorni imagjinatën tuaj për ta vizatuar pamjen e jashtme”, ka qenë sfida e lëshuar sot nga Renault.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit