Renditja e FIFA-s: Kosova është “mbretëresha” e botës, Shqipëria më lart se vjet

20 Dhjetor 2018
12:45
back button

Belgjika e mbyll vitin 2018 në krye të renditjes së FIFA-s, duke ruajtur avantazhin e vetëm një pike ndaj Francës ndjekëse dhe duke u bërë kështu "Skuadra e vitit".

Gjithsesi, viti 2018 ishte i mrekullueshëm për Francën dhe kampionët e botës janë kombëtarja që ka hedhur hapat më të mëdhenj përpara, sepse ka grumbulluar 165 më shumë krahasuar me dhjetor 2017, rekord.

Në renditjen e ekipeve që kanë grumbulluar më shumë pikë në harkun e një viti Uruguai është i dyti, me 151 pikë të grumbulluara këtë vit, ndërsa e treta është surprizë gjigante, sepse bëhet fjalë për Kosovën, që e mbyll vitin si e 131-ta në botë, por me 133 pikë të fituara vetëm këtë vit. 

Pikërisht Kosova është kombëtarja që ka vendosur rekordin e vendeve të fituara në renditje, sepse ka ngjitur plot 46 vende brenda një viti.

Europa dominon renditjen e FIFA-s, me 31 kombëtare në 50-shen e parë. Ngjitet Azia, që ka 3 vende mes 50 të parave, ndërsa Afrika është në rënie, me vetëm 5 ekipe në 50-shen e parë, ndryshe nga një vit më parë, kur kishte 8 kombëtare.

Shqipëria e ka mbyllur vitin në vendin e 60-të në botë. Ishte një vit i dështuar për kombëtaren kuqezi, por gjithsesi një vit më parë në këtë kohë ishim në vendin e 62-të në botë, ndaj ka edhe më keq. Natyrisht, duhet pasur parasysh edhe ndryshimi i rregullores së FIFA-s për hartimin e renditjes, sepse këtë vit janë vendosur kritere të reja.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit