Renditja e FIFA-s / Shqipëria ngjitet tri shkallë, Kosova në vend-numëro

27 Nëntor 2020
12:40
Alfred Lleshi
back button

FIFA ka përditësuar renditjen mujore të kombëtareve. Pas ndeshjeve të këtij muaji, është bërë i mundur edhe klasifikimi për nëntorin. Shqipëria, që fitoi miqësoren ndaj Kosovës, por edhe dy kualifikueset e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë, duke siguruar kreun e grupit 4 të Ligës C, është ngjitur me tri vende, krahasuar me renditjen pararendëse. Më konkretisht, kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja pozicionohen të 66-t në botë për nëntorin 2020. Sa i përket Kosovës, ajo ka ruajtur “statuskuonë”, duke mos lëvizur nga vendi i 117-të.

Në bazë të kësaj renditjeje është bërë edhe vendosja e kombëtareve në vazot përkatëse të shortit të kualifikueseve për Botërorin 2022. Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës. Sa për histori, vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Xhani De Biazit. Këtë pozicionim kuqezinjtë e kanë pasur në muajt prill, maj, tetor dhe nëntor 2012.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit