RENDITJA: Kosova mëson kampionin dimëror, ekipet e mëdha bien!

1 Dhjetor 2019
16:04
Eraldo Harlicaj
back button

Kosova ka luajtur ndeshjet e radhës në kampionat dhe kanë sjellë rezultate mjaft interesante. Këta ishin sfidat e fundit para pushimit të edicionit futbollistik dhe kampion dimëror është shpallur Ballkani. Skuadra suharekase ka një ndeshje më pak dhe mund të shkëputet në krye të renditjes. 

Kryesfida e javës ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës është mbyllur me rezultatin 0-0. Skuadra vendase e Gentian Mezanit nuk ia ka dalë mbanë të fitojë. Një sfidë force dhe një pikë që nuk i shërben asnjërit prej ekipeve. 

Trepça 89 i ka habitur të gjithë duke fituar 3-1 ndaj Dritës në “Riza Lushta”. Emini dhe Jashari me dy gola kanë bërë të pavlefshme rrjetën e Gilbertos. Llapi ka humbur në shtëpi me rezultatin 4-1. Një fitore e madhe për Flamurtarin jashtëfushe. Dy golat e Begollit dhe rrjeta e Shend Kelmendit hodhën në tapet ekipin e Tahir Batatinës që reaguan vetëm me anë të Hysenit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit