Renditja speciale, Messi i merr fronin Ronaldo-s me 400 mijë dollarë

3 Korrik 2020
19:21
Denis Hakanaj
back button

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo i kanë dhënë jetë në 13 vitet e fundit një prej rivaliteteve më të mëdha të botës së futbollit.

Stili i tyre i ndryshëm i lojës ka përçarë tifozët, por ajo që bën më shumë përshtypje është dëshira e tyre për të qëndruar akoma në majat e futbollit botëror.

Përveç sfidës për Topin e Artë, ata të dy janë në garë edhe në një renditje të veçantë të bërë nga Forbes.

Revista amerikan, në fakt, ka zbuluar top 20 e sportistëve që kanë fituar më shumë në 5 vitet e fundit. Në majë janë gjithmonë ata, Messi dhe CR7.

Argjentinasi kryeson me 503.4 milionë dollarë të fituar nga 2016 deri më sot. 400 mijë dollarë më shumë se portugezi, i cili renditet i dyti. Futbollisti tjetër në renditje është Neymar me 365 milionë dollarë.

Përveç tyre janë edhe Federer, Lebron James, Steph Curry dhe Tiger Woods.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit