“Rënia e yjeve”, turnetë Masters në Toronto e Montreal me surpriza

12 Gusht 2022
9:42
Gentian Spiri

Në Kanada po zhvillohen turnetë Masters të tenisit, ai i meshkujve në Montreal dhe ai i femrave në Toronto. Gjithsesi, tashmë që turneu po i afrohet fundit, surprizat janë të mëdha. Mungojnë thuajse të gjithë tenistët e “top-10”, të eliminuar nga raundi në raund.

Në Montreal, te meshkujt, janë eliminuar brenda pak orësh rusët Daniil Medvedev (numri 1 në botë) e Andrey Rublev, greku Stefanos Tsitsipas e spanjolli Carlos Alcaraz. Të vetmit tenistë nga “top-10” ende në garë janë norvegjezi Casper Ruud e kanadezi Auger-Aliassime.

Te femrat, pas eliminimit të Serena Williams, janë larguar edhe tunisiania Ons Jabeur (numri 5) e grekja Maria Sakkari. Pothuajse të gjitha tenistet më të mira në botë janë eliminuar me përjashtim të Simona Halep e Coco Gauff, që do të përballen mes tyre në çerekfinale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit