Borussia Dortmund ka fituar 1-0 në shtëpi kundër Bayer Leverkusen në javën e parë të sezonit të ri të Bundesliga-s.
Një sezon që verdhezinjtë do ta luajnë pa Haaland, i cili është transferuar te Manchester City. Pavarësisht largimit të norvegjezit, Dortmund ka arritur të marrë tri pikë të rëndësishme në ndeshjen e sotme.
GAFA E PORTIERIT TE LEVERKUSEN
Sfida është vendosur në minutën e 10-të nga Reus. Skuadra e aspirinave ka arritur të barazojë në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 81-të, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje.
Ndeshja është mbyllur me një episod të çuditshëm. Në fakt, portieri i miqve është ndëshkuar me karton të kuq pasi ka kapur topin me dorë jashtë zonës. Një ndëshkim që ka ardhur pas ndërhyrjes së VAR.