Reus ndërhyn në debatin Neuer-Ter Stegen: Ai është portier i klasit botëror…

18 Shtator 2019
9:31
Alfred Lleshi
back button

Kapiteni i Borussia Dortmundit, Marco Reus, pranoi zhgënjimin e tij për shpërdorimin e mundësisë së artë, penalltisë, për t’i mposhtur gjigantët spanjollë të martën në mbrëmje. Në fushën e skuadrës gjermane u luajt ndeshja hapëse e Grupit F, në të cilën mungoi goli. Barazimi i bardhë duket se la më të kënaqur katalanasit, të cilët iu falën pritjeve të pabesueshme të portierit Ter Stegen. Bashkëlojtari i këtij të fundit në kombëtaren gjermane vlerësoi portierin, duke i dhënë indirekt një “asist” në “përplasjen” publike të ditëve të fundit me Manuel Neuer.

Reus tha: “Marc është një portier i klasit botëror. Penalltia u prit më shumë për meritë të tij sesa për goditje të dobët nga ana ime. Isha stërvitur për këtë, e gjuajta topin në cepin e portës. Sigurisht që nuk ndjehem mirë, që dështova nga pika e bardhë. Unë nuk arrita ta shndërroj penalltinë në gol, ndërsa kemi pasur disa shanse të tjera. Ter Stegen ishte i pakalueshëm. Një gol ndoshta do të kishte qenë i mjaftueshëm për të fituar. Nuk i lejuam hapësirë Barcelonës dhe ëmë një performancë të mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit