Reus zbulon objektivin: Do të më pëlqente të arrija një legjendë si ai

21 Korrik 2021
11:33
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Marco Reus, i ka idetë e qarta mbi objektivat që duhet të ndjekë në këtë sezon, me sfidën kundër Bayern Munich për titull mbi të gjitha:

“Favoriti i madh për Bundesliga-n mbetet Bayern, por më pas do të varet se çfarë do të bëjmë ne rivalët dhe sa do të arrijmë të ruajmë ritmin”, ka thënë Reus.

“Për sa më takon mua, do të më pëlqente të arrija legjenda absolute në renditjen e golashënuesve të klubit. Do të isha shumë krenar të mund të arrija një si Michael Zorc”.

Reus ka shënuar 140 gola, pesë më pak se Timo Konietzka, i cili mban vendin e katërt. Ndërsa në podium janë Lothar Emmerich (148) dhe Michael Zorc me Manfred Burgsmuller, të cilët kryesojnë klasifikimin me 158 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit