“Revanshi do të thyejë parashikimet, do të arrijmë 2 milionë PPV”

2 Dhjetor 2019
9:14
Telesport
back button

Promotori i njohur i boksit, Bob Arum, ka bërë me dije se revanshi i peshës së rëndë në boks mes kampionit në fuqi Deontay Wilder dhe britanikut Tyson Fury do të arrijë kuotën e 2 milionë PPV (pay per vieë-paguaj për ta parë). Ky revansh mes dy boksierëve pritet të zhvillohet më 22 shkurt, në Las Vegas.

Dy boksierët dueluan edhe një vit më parë, në dhjetor të 2018-ës dhe asokohe ky duel arriti vetëm 325 mijë PPV. Ndërsa këtë herë Arum parashikon një shitje 6 herë më të lartë. “Kemi nisur që tani një promovim të jashtëzakonshëm të këtij dueli. Unë parashikoj 2 milionë PPV”, tha Bob Arum në një intervistë.

Kjo shifër duket disi e lartë, por jo e paarritshme, duke parë që sfida e parë mes dy boksierëve ishte spektakolare dhe nuk pati fitues. Problem është fakti që dy duelet e fundit të Fury kanë qenë ndaj personave pak të njohur (Tom Schwarz dhe Otto Wallin). “Do të jetë një nga duelet më të mëdha të historisë së peshës së rëndë”, parashikon Arum.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit