Revanshi i Handanovic, portieri i dytë më i mirë në Europë

20 Janar 2019
19:39
Denis Hakanaj
back button

Vetëm ish-portieri i Roma-s, Alisson, aktualisht te Liverpool, ka bërë më mirë se numri një i Inter, duke koleksionuar 12 ndeshje pa pësuar gol më "Të Kuqtë".

Ndërkohë, falë mrekullive me të cilat i ka mohuar golin Sassuolo-s në  "San Siro", Samir Handanovic ka luajtur 11 ndeshje pa pësuar gol në këtë sezon, që e bëjnë atë portierin më pak të mposhtur të Serisë A.

Më  mirë edhe se Szczesny, portieri i Juventus-it që po dominon kampionatin italian dhe që është ndalur në koutën e 7 takimeve të luajtura pa pësuar gol. 

Kjo është mënyra më e mirë për të përgënjeshtruar kritikët e tij. Slloveni 35-vjeçar, në fakt, mbetet një nga pikët e forta të ekipit të Luciano Spalletti-t, që jo rastësisht ka edhe mbrojtjen e dytë më të mirë të kampiuonatit.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit