Revanshi i Italisë, hakmerret ndaj Brazilit pas 26 vitesh (video)

10 Janar 2020
15:46
Denis Hakanaj
back button

Nuk ishte një finale Botërori, nuk luhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ishte as 1994-a. Por, për një natë, Italia ka marrë një revansh të vogël për atë finale të luajtur në Amerikë, kur Brazili fitoi me penallti Kupën e Botës për herën e katërt.  

“Axurrët”, në fakt, kanë mundur 1-0 (gol i Massaro-s) brazilianët në miqësoren e zhvilluar në kujtim të asaj finaleje botërore të zhvilluar 26 vite më parë.

Takimi i zhvilluar në Fortaleza ka qenë një festë më shumë se një sfidë, me 18 mijë spektatorë të pranishëm në stadium. Në fushë kanë zbritur shumë nga protagonistët e finales së 1994-ës: në formacionet titullare mungonin vetëm Roberto Baggio, Dinga dhe Branco.

Si atëherë, Brazili ka luajtur më mirë i udhëhequr nga Cafu dhe Romario. Brazilianët, në fakt, ka shënuar dy gola në pjesën e parë, por që janë anuluar për pozicion jashtë loje. Në fund, rezultati i ka buzëqeshur Italisë falë golit të ish-sulmuesit të Milan-it, Massaro, në minutat e fundit (në finalen e 1994-ës gaboi një penallti).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit