Revolucion, Formula 1 vendos tavan për rrogat e pilotëve

8 Prill 2021
9:04
Telesport
back button

Kohët e vështira që po kalon sot bota për shkak të pandemisë kanë prekur edhe Formula 1, që ka vendosur të marrë masa drastike për t’i shpëtuar krizës. Së shpejti pritet të miratohet rregullorja që vendos një tavan për rrogat e pilotëve, duke detyruar skuadrat të ulin shpenzimet.

Sipas mediave, çdo skuadër do të ketë në total një buxhet të limituar deri në 30 milionë dollarë për rrogat e pilotëve të saj, atyre që zbresin në pistë dhe atyre rezervë. Kjo do të thotë që disa nga pilotët “big” si Hamilton dhe Verstappen të ulin ndjeshëm rrogat e tyre, duke nisur nga viti 2022.

Hamilton paguhet rreth 40 milionë dollarë, ndërsa Verstappen 35 milionë dhe për momentin janë të vetmit që preken nga ky rregull. Pritet që së shpejti të nisin bisedimet mes Liberty Media dhe shoqatës së pilotëve, ku do të ketë diskutime të zjarrta për këtë çështje delikate.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit