Revolucion në Champions, 9 klube angleze rrëzojnë perandorinë e ideuar nga Agnelli

12 Qershor 2019
9:29
back button

U duk se futbolli do të kishte revolucion shumë shpejt dhe pas kësaj qëndronte Andrea Agnelli, që me Shoqatën e Futbollistëve Profesionistë (ECA), të krijuar nga ai, synonte që të krijonte një Champions League me format tërësisht të ri, ku do të prekeshin klubet e vogla.

Në samitin e zhvilluar në Maltë para pak ditësh, presidenti i Juventusit u njoh me vendimet e disa klubeve italiane, që e rrëzuan idenë e tij, ndërsa klube të tjera heshtën.

Një tjetër goditje ka ardhur nga klubet angleze, ku 9 prej tyre, përfshirë edhe dy klubet e mëdha të Manchesterit kanë hedhur poshtë tezën e krijimit të një Champions League të re, që projektohet të jetë nga viti 2024 e tutje.

Pavarësisht se Agnelli u përpoq të sjellë një mendim mbështetës nëpërmjet Edwin va nder Sar dhe miratimin e klubeve si Barcelona dhe Real Madridi, ai dhe ideja e shtruar kanë marrë goditje nga të gjithë klubet e tjera të Italisë, Gjermanisë, Spanjës dhe Anglisë.

Pritet që ECA ta parashtrojë edhe tek UEFA idenë e krijimit të një formati të ri të Champions dhe Europa League, por me të gjitha gjasat edhe nga organi më i lartë i futbollit të Europës do të rrëzohet një ide e tillë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit