Revolucion te Barça, Bartomeu: Do të kemi 7 lojtarë të rinj sezonin e ardhshëm

5 Gusht 2020
16:14
Denis Hakanaj

Presidenti i Barcelona-s, Josep Maria Bartomeu, ka pranuar se klubi ka nisur procesin e rinovimit të skuadrës.

“Një ndryshim brezash po vjen. Por gjëja më e bukur në futboll është të kombinosh lojtarët që kanë fituar për shumë vite me të rinjtë që vijnë me dëshirën për të fituar”, ka thënë Bartomeu.

“Të vjetrit kanë akoma uri. Nuk po flas vetëm për Leon, por edhe për Suarez, Pique, Alba, Busquets, etj., ata lojtarë që janë në të tridhjetat, pa përmendur lojtarë si Lenglet, Dembele, Ter Stegen ose Semedo, që janë të rinj”.

“Tani do të vijë një tjetër grup lojtarësh të rinj: 3 lojtarë, duke përfshirë Matheus, dhe tre nga ekipi i dytë. Ardhja e shtatë lojtarëve në një vit, duke përfshirë edhe Pjanic, nuk është keq”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit