Revolucion te Kukësi, Gjici vendos pikat mbi “i”

5 Maj 2019
13:21
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi nuk ia ka dalë të fitojë titullin kampion dhe skuadra verilindore është dorëzuar. Ekipi i trajnerit Ernest Gjoka e ka pranuar se Partizani do të kurorëzohet si fitues, pasi janë 10 pikë larg me 4 sfida të mbetura deri në fund të sezonit. I vetmi ngushëllim për presidentin Safet Gjici është Kupa e Shqipërisë. 

Numri një i klubit nuk ka qenë aspak i lumtur me përformancën e skuadrës së tij dhe do të bëjë një revolucion në verë. Gjici ka vendosur t'i besojë projektin trajnerit Ernest Gjoka dhe duket se do të vazhdojë me teknikun kampion dhe pas kampionatit e Europës. Kupa mund të ndryshojë shumë ekuilibra, por Gjici do që t'i besojë. 

Ai ka kërkuar nga drejtori sportiv, Nderim Nexhipi dhe tekniku Gjoka që të gjejnë alternativat e duhura dhe të mendojnë që tani për pjesëmarrjen europiane. Presidenti ka dëshirën e tij të vjetër që të arrijë grupet e Europa Leagues dhe do t'i synojë që këtë edicion. Natyrisht, ai do të luftojë për gjithçka dhe sezonin tjetër pavarësisht situatave që ndodhet dhe lojtarëve që duan të largohen.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit