REVOLUCION TE MILANI! Ibrahimovic mer komandën, tani vendos ai! “Prisni ndryshime, ka ardhur momenti” Pioli drejt shkarkimit

29 Shkurt 2024
23:20
Telesport
back button

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, tashme sot ka konfirmuar se zgjodhi Zlatan Ibrahimovic si figuren me te pushtetshme ne aspektin sportiv te Milanit, nga tani e ne vazhdim.

Pronari i RedBird konfirmoi se pikerisht Zlatan do te jete njeriu qe do te jape nje raport te detajuar te asaj qe ka pare dhe ka dalluar ne keto muaj ne brendesi te Milanit por edhe gjate karrieres se tij si futbollist dhe vitet e luajtura me kuqezinjte.

Ibrahimovic eshte zhytyr ne rolin e ri dhe teksa keto muaj i ka kaluar ne heshtje dhe thjesht duke mos “ngritur zerin” pritet qe ne vere te ndermarre hapa konkret duke dhene udhezimet e tij duke nisur nga stervitja, menyra e pergatitjes, mentaliteti dhe sidomos menyra se si luan skuadra dhe se si pergatitet cdo gje.

Vec kesaj, edhe ne merkato, Zlatan do te kete nje “ze te rendesishem” dhe do te jete krahu i djathte i Moncada-s. Vete Ibra ka folur sonte: “A me ofroi te behesha miliarder Cardinale per te me bindur? Nuk kam nevoje, jam miliarder vete… E takova Gerry Cardinalen tre muaj pasi u tërhoqa nga futbolli, e njoha atë si person dhe ai ishte i hapur për mënyrën time të jetesës, të të bërit te gjërave.

Kur je futbollist profesionist ndjek një program specifik dhe jeta jote është më pak e lirë, më në fund isha i lirë… Por Gerry më dërgoi një foto dhe më bëri një ofertë që nuk mund ta refuzoja dhe nuk do ta them dot, sepse me vone do ta kuptoni.

Cardinale më hapi dyert, më dha një mundësi në një botë tjetër që nuk ishte ‘normalja’ ime. Por unë jam i emocionuar, kam aq shumë ambicie. Është e gjitha e re, po e filloj nga e para. Kam shumë për të mësuar, shumë për të përmirësuar, por një dëshirë te madhe për të bërë më të mirën hap pas hapi.

Jam i fokusuar te Milani. Sekreti i suksesit është puna e vështirë. Ne kemi ambicie të mëdha: eshte vizioni i Cardinales dhe vizioni italian. Nuk kam frike nga sfidat, Ibra eshte gati per te ringritur Milanin.

Do te kete ndryshime sigurisht, disa jo te lehta, por qe duhen”. Praktikisht, paralajmerim per trajnerin Pioli qe eshte drejt shkarkimit, ndersa do te rishihet edhe stafi mjekesor dhe ai pergatites. Cardinale pranoi se “Nese ne investojme ne merkato dhe marim futbollistë por me pas nuk i kemi ne dispozicion sepse jane te demtuar, cfare sensi ka kjo gjë? Dhe ketu problemi eshte me i gjerë dhe jo vetem faji i mjekëve, ndaj do te bejme ndryshime sepse kemi pergjegjesi ne rolin tone. Ndryshimi sme pelqen si fjale, por do te zhvillohemi.

Ekipi eshte i ri dhe spo ben dhe aq keq ne vitin e pare, por une dhe Zlatan nuk mund te kenaqemi me fjaline aq keq, ne duam ekipin te jete ne krye. Do te vijme dhe aty, gjithcka sapo ka nisur. Stadiumi i ri do te jete 70 mije vende dhe i pari modern qe ndertohet ne Itali pas vitit 2011. Ne keto 18 muaj kemi bere me shume se cfare eshte bere ne shume vite me perpara.

Por kompania qe une do te zgjedh per stadiumin do te jete ajo qe gjithashtu do te ndertoje te tjere ne Itali. Nuk dua vetem te ndryshoj vizionin e Milanit por edhe te Italise sepse nese rritet niveli ne Serie A do te thote se rritet vemendja dhe terheqja e investimeve dhe cilesise.

Gjithçka rreth Milanit tani duhet të evoluojë. Do të shikojmë edhe stafin, nuk jemi të kënaqur me dëmtimet. Zlatan dhe unë nuk jemi të lumtur që nuk jemi të parët ne renditje dhe kjo situate duhet te ndryshoje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit