Revolucion te Teuta, Hasanbelliu mendon shkarkimin e Shkëmbit

7 Prill 2019
9:42
Eraldo Harlicaj
back button

"Po bëjmë gjithçka gabim. I pari që ka përgjegjësi jam unë. Nuk po arrij t'i jap zgjidhje situatës", – u shpreh trajneri Bledi Shkëmbi pas humbjes skandaloze 5-0 ndaj Laçit. Tekniku në fakt është në fije të perit, pasi nëse ai mendon dorëheqjen, presidenti Edmond Hasanbelliu duket se ka humbur durimin dhe mund të ndryshojë marsh krejtësisht. 

Numri një i klubit po mendon për një trajner tjetër dhe kjo nuk është më fshehtësi. Drejtuesit kanë punuar dhe në emra të përvetshëm për t'i afruar në Durrës por deri tani nuk kanë arritur të bindin asnjërin. Me 8 ndeshje të mbetura ekipi nuk po jep atë që pritej dhe nuk ka më dëshirën e fillimit të sezonit. 

Bregdetarët mund t'i besojnë vazhdimin e projektit Shkëmbit vetëm nëse nuk gjejnë një emër potencial për t'i besuar frenat e ekipit. Teuta do të marrë pjesë dhe në Kupat e Europës ku synohet që ekipi të bëjë mirë dhe të kalojë ndonjë tur. Aty janë dhe të ardhurat kryesore që pritet të ketë klubi për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit