Revolucion tek Atletico, zbulohet klauzola që ndryshon gjithçka për Simeone-n

3 Maj 2022
15:03
Denis Hakanaj
back button

Më shumë se dhjetë vite në të njëjtin stol. Marrëdhënia mes Atletico Madrid dhe Diego Simeone-s, pas së kaluarës si lojtar të Cholo-s me Colchoneros, është kthyer në legjendë.

Edhe për triumfet e arritura. Trajneri ka fituar dy herë La Liga-n, dy herë Europa League, dy herë Superkupën e Europës, një Supekupë të Spanjës dhe një Kupë të Mbretit.

Më pas janë edhe arritjet dy herë në finalen e Champions League, të humbur në të dyja rastet kundër rivalëve të përjetshëm të REal Madrid-it.

Megjithatë, edhe historitë më të mirë të dashurisë mund të përfundojnë herët ose vonë. Dhe sezoni aktual i Atletico Madrid nuk është shumë pozitiv.

Mbetet gara për vendin e katërt në kampionat, që për momentin mbahet nga madrilenët me një avantazh prej tri pikësh ndaj betis-it, por humbja ndaj Bilbao-s ka ndryshuar gjithçka.

Dhe në katër javët e fundit të La Liga-s kalendari, për Simone-n dhe skuadrën e tij, është shumë i vështirë me sfida kundër Real Madrid, Sevilla dhe Real Sociedad. Në rast të një kualifikimi të munguar në Champions, e ardhmja e Simeone-s mund të vendoset nga një klauzolë që është e pranishme në kontratën e tij.

Cadena Cope, në fakt, ka shpjeguar se kushtet e kontratës që zgjat deri në 2024-ën thonë se në rast të mos kualifikimit marrëveshja duhet negociuar përsëri me shifra më të ulëta.

Dhe, në atë moment, martesës mund t’i vijë fundit. Një situatë kjo që mund të shfrytëzohet nga Inter-i. Sipas Calciomercato.it, Marotta mund të zëvendësojë Inzaghi-n me Cholo-n. Një operacion i vështirë, por shumë stimulues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit