Revolucioni i Juves kërkon Zidane, por ka edhe dy emra të tjerë për stolin

17 Maj 2021
9:05
Alfred Lleshi
back button

Java e fundit e “Maestros”. Andrea Pirlo luan shumëçka brenda shtatë ditësh: Champions, finale e Kupës së Italisë dhe të ardhmen; ndërsa trashëgimtarët e mundshëm tashmë janë në horizont. Këto do të jenë ditë shumë intensive për trajnerin bardhezi, i cili po përgatitet të përjetojë 180 minutat e fundit në stolin e Juventusit (përveç ndryshimeve, të paparashikuara për momentin). Sidoqoftë, ekziston një risi thelbësore dhe e papritur. Shanset për të shpëtuar sezonin, duke kapur vendin e katërt, janë rritur në mënyrë dramatike, me dhuratën e Cagliari, i cili, tashmë i shpëtuar, ndaloi Milanin.

Gjithçka kthehet në lojë në mënyrën më të papritur, gjithçka do të vendoset në javën e fundit. Juve do të duhet të fitojë në Bologna dhe të shpresojë që kuqezinjtë të mos triumfojnë në Bergamo, ose Napolin me Verona. Pirlo dhe Juve, pra, janë më të gjallë se kurrë, në një skenar tepër të ridizenjuar, që vë gjithçka përsëri në lojë, për ato që bëhen shtatë ditët më të rëndësishme të sezonit dhe, ndoshta, të gjithë dekadës së fundit.

Nuk ka gjasa që Kupa e Italisë dhe vendi i katërt të ndryshojnë të ardhmen e “Maestros”, e cila duket se është vendosur në çdo rast. Kush do të jetë pasuesi i tij? Shumë varet nga fundi i sezonit. Drejtimi i Juves në Ligën e Kampionëve dhe atraktiviteti në merkato është i ndryshëm nga marrja e drejtimit të një Juve në Ligën e Europës, i detyruar të zvogëlojë shpenzimet dhe të rindërtohet. Edhe kalibri i trajnerit gjithashtu mund të jetë i ndryshëm. Ëndrra për stolin është Zinedine Zidane, i cili duket se synon të largohet nga Real Madridi. “Zizou” është karta e fortë, që Andrea Agnelli do të donte të afronte për të rindezur “Zonjën” dhe mbajtur Ronaldon.

Tashmë, në vitin 2019, francezi ishte afër kthimit në Torino si trajner, por gjithçka u prish me zgjedhjen për të përqafuar sërish “Los Blancos” në pranverë. Tani ai është kthyer në favorit, por perspektiva mund të hasë në disa pengesa. Para së gjithash, Florentino Perez do të bëjë të pamundurën për ta mbajtur atë te Reali. Presidenti do të flasë me të sapo të mbarojë kampionati dhe ai di të përdorë tone dhe koncepte shumë bindëse. Në rast lamtumire, “Casa Blanca” nuk shkon shumë larg për zgjidhjen e brendshme: Raul, legjenda e merengues dhe tani trajner i Castilla.

Florentino, megjithatë, ka pasur një pasion për disa vite: Massimiliano Allegri, i cili ka shumë mundësi në horizont, dhe një propozim gjithashtu në Itali, të cilin shtypi spanjoll tani e jep si favorit. Pyetja ngrihet: a do ta pranonte Zidane një Juve në “Europa League”? Jo vetëm kaq, ekziston konkurrenca e ekipit kombëtar francez për pas Deschamps (menjëherë, pas Kampionatit Europian, ose pas Kupës së Botës 2022) dhe gjithashtu hipoteza që trajneri synon të marrë një vit pushim.

Në çdo rast, alternativat janë atje dhe çojnë, para së gjithash, te Sinisa Mihajlovic, tashmë afër bardhezinjve përpara lamtumirës traumatike të Conte dhe ardhjes së Allegrit. Javët e fundit ka pasur kontakte me serbin. Alternativa tjetër është Simone Inzaghi, gjithashtu një “mani” e vjetër, në rast se nuk rinovon me Lazio. Ndërkohë, java e fundit e “Maestros” fillon: me një Kupë Italiane për t’u fituar dhe me Ligën e Kampionëve akoma aty, tepër e mundur për t’u siguruar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit