Revolucioni, një minigarë për të përcaktuar “pole” ditën e shtunë

17 Shtator 2019
13:22
Telesport
back button

Mattia Binotto, shefi i Ferrarit, ka konfirmuar se duke nisur nga viti 2020 mund të aplikohet ideja e një minigare ditën e shtunë, që do të përcaktojë renditjen e pilotëve në startin e garës së ditës së diel. Fillimisht Ferrari ka qenë kundër idesë së propozuar nga drejtuesit e Formula 1, por duket se gjërat kanë ndryshuar kohët e fundit.

Të gjitha ekipet thanë PO, përfshi edhe ne. Bëhet fjalë për një minigarë ditën e shtunë, që do të përcaktojë startin e garës së të dielës. Një format i ri, që do të modifikojë sistemin aktual të kualifikimit”, tha Binotto. Gjithsesi, për momentin asnjë koment zyrtar nuk ka ardhur nga Formula 1 në lidhje me mënyrën se si do të zhvillohet kjo minigarë.

Binotto shefi i Ferrarit

Lajme të tjera

Lajmet e fundit