REY MAAAAAAAAAAAAAAAAAAAANAJ! 4 vite “pritje”, rikthehet te goli në Serie A (VIDEO)

5 Dhjetor 2021
15:54
Telesport
back button

U deshën 4 vite pritje, qoftë edhe për faktin se pas aventurës me Pescara ai lëvizi duke shkuar në Serie B dhe Spanjë nga La Liga në Segunda Division, që Rey Manaj të kthehej te goli në Serie A!

E ka bërë sot pasdite, në fushën e tij, përpara tifozëve, duke shfrytëzuar asistin perfekt te Reca dhe mposhtur Consigli.

Sulmuesi i Shqipërisë rigjen gëzimin dhe e bën pasi është kritikuar jo pak. Ndërkohë, disa minuta më pas, pati shansin e golit të dytë ndaj Sassuolo, por Consigli u përgjigj mjaft mirë. Teper i frymezuar sulmuesi kuqezi.

Ndeshje me emocione ajo në La Spezia, ku Sassuolo goditi edhe dy herë tranversën me Berardi dhe Scammacca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit