Rey Manaj e ka ndarë mendjen, një hap larg kalimit te skuadra e La Liga-s

30 Qershor 2022
16:04
Alfred Lleshi
back button

Rey Manaj, 25 vjeç, është një hap larg transferimit te Getafe. Sulmuesi shqiptar në pronësi të Barçës, i cili sezonin e fundit luajti në formë huazimi te Spezia, skuadra italiane, me të cilën luajti 30 ndeshje në Serie A dhe shënoi 5 gola.

Ai kishte propozime nga Italia dhe Gjermania, por në fund ka zgjedhur ofertën e Gatafe-s për të luajtur në La Liga. Kështu bën me dije “Mundo Deportivo”.

Sulmuesi shqiptar ka besim se do të arrijë ta finalizojë transferimin nga sot deri të hënën e ardhshme, ndaj në parim nuk do t’i duhet t’i bashkohet grumbullimit të Barçës, e cila rikthehet në punë vetëm të hënën, më 4 korrik.

Barça pagoi vetëm 700.000 euro për ta marrë sulmuesin e kombëtares shqiptare tek Albacete, kur nënshkroi me të në janar 2020 për ta bërë pjesë të filialit (Barcelonës B). Spezia pagoi 300 mijë euro verën e kaluar për huazimin e tij.

Tani mbetet të saktësohet se sa do të paguajë Getafe për transferimin e shqiptarit, duke marrë parasysh se Manajt i ka mbetur edhe një vit kontratë me klubin blaugrana.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit