Rey Manaj tërbon serbët: Lajme tronditëse nga “Camp Nou”, futbollisti shqiptar me Lionel Messi!

15 Shkurt 2020
12:07
Alfred Lleshi
back button

Rey Manaj krenon shqiptarët, me përfshirjen në listën e Barcelonës për ndeshjen e sotme ndaj Getafe, pavarësisht nëse do t’i jepet mundësia të debutojë apo jo. Në janar mbërriti te Barcelona B, por shumë shpejt, trajneri po aq i ri sa ai në Katalonjë, Quite Setien, e afroi në stërvitje me ekipin e parë. Dje i dha kënaqësinë e përfshirjes në listën e 18 të grumbulluarve për sfidën e radhës në La Liga, ndoshta ka menduar t’i besojë edhe disa minuta në këmbë. Nëse sulmuesi kuqezi ka bërë krenarë shqiptarët, ky grumbullim me Messi & CO duket se ka tërbuar serbët. 

E çuditshme, por e vërtetë. Nëse nuk e besoni, ju njohim me shkrimin e gazetës së njohur beogradase, ”Kurir”, që del me titullin: “Lajme tronditëse nga “Camp Nou”, futbollisti shqiptar me Lionel Messi! Ja kush është sulmuesi i ri i Barcelonës”. Dhe shkrimi në fjalë vazhdon: “Futbollisti shqiptar, Rey Manaj, mund të bëjë debutimin e tij me Barcelonën, të shtunën, kur Getafe mbërrin në “Camp Nou”. Manaj është një 22-vjeçar, nga Albacete mbërriti te Barcelona B në merkaton e janarit. Sidoqoftë, pasi trajneri i ekipit të parë, Quite Setien, u përball me një problem të madh me sulmuesit, Lionel Messi dhe shokët e skuadrës “aneksuan” Manaj. 

Luis Suarez dhe Dembele janë të dëmtuar, ndaj Barcelona po përpiqet të fitojë ndonjë sulmues përtej rregullave, ngaqë afati i transferimeve është mbyllur. Derisa të ndodhë kjo, Manaj është me ekipin e parë. Nëse i jepet mundësia, Manaj do të bëhet shqiptari i parë, që luan me Barcelonën. Trajneri Setien pranoi se nuk dinte shumë për Manaj, pasi kishte vetëm disa ditë që ka punuar me të.

Ai mbërriti shumë i ri në Itali. Skuadra e parë në karrierën e tij të hershme ishte Cremonese, nga ku u transferua tek Interi, me të cilin luajtiu disa ndeshje. Manaj, gjithashtu, luajti për Pescara, Pisa dhe Granada, përpara se të mbërrinte tek Albacete më 2018”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit