Rezervë për Jackson, Luftëtari firmos me ish-mbrojtësin e Shpresave

14 Janar 2019
14:57
back button

Luftëtari ende nuk ka gjetur ndonjë alternativë cilësore në merkato për Rrocën dhe Shkurtajn, të shitur te Kukësi, ndërkohë që trajneri Gentian Mezani ka edhe halle të tjera, duke nisur nga minifaza përgatitore, që është një dështim total, pasi moti i keq e ka lënë pa stërvitje skuadrën bluzi.

Në pritje të ndonjë sulmuesi tjetër veç Realdo Filit, klubi gjirokastrit ka afruar sot një mbrojtës të majtë, Mërgim Nezirin, raporton Supersport.

25-vjeçari i lindur në Gjermani, por me origjinë nga Kosova, pak vite më parë u grumbullua edhe nga Shqipëria U-21, por karriera e tij nuk ka ecur siç shpresohej dhe në sezonin 2017/18 pak muaj te Kamza ishin një tjetër zhgënjim, sepse as aty nuk u bë lojtar i rëndësishëm dhe u largua. 

Në vitin 2018 Neziri e nisi tek Ulm në divizionin e katërt gjerman, duke luajtur shumë pak, ndërsa në verë luajti pak ndeshje te Petrolul 52 në divizionin e dytë rumun dhe u zhduk, asnjë ndeshje prej gushtit 2018.

Ani Neziri kthehet në Shqipëri, për momentin për të ngrohur stolin, sepse në Gjirokastër titullar është Jackson, por ndoshta ky është një sinjal se Luftëtari mendon edhe shitjen e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit