Rezultoi pozitiv me Covid-19, flet lojtari i Atleticos!

10 Gusht 2020
22:23
Eraldo Harlicaj
back button

Sime Vrsaljko, një nga dy lojtarët e Atlético Madrid që testuan pozitivisht me koronavirus, bëri disa deklarata në lidhje me gjendjen e tij: “Do të doja të konfirmoja që jam mirë dhe se nuk kam simptoma. Disa parametra (të testit) ishin vetëm pak më lart se të lejuarit dhe për këtë arsye duhet të izolohem”.

Kroati shtoi se “në çdo rast, gjithçka është në rregull, faleminderit për mbështetjen. Shpresoj të kthehem së shpejti për të pasur një jetë normale, masat paraprake nuk janë kurrë të mjaftueshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit